Rudina Demneri ose siç njihet ndryshe si Paloma, është një gazetare e cila ka qenë edhe pjesë e BBV Albania.
Gjatë qëndrimit në shtëpi, ajo tregoi se burri i saj e ka dhunuar për gati 8 vite me radhë.
Ndërkohë tashmë që ka lënë BBV, në një emision televiziv Paloma ka treguar se bashkëshorti e mban në pëllëmbë të dorës kur ajo bëhet tapë me alkool.
Ajo thotë se në momentin që ka konsumuar shumë pije me alkool, burri e vesh, e zhvesh dhe e trajton si bebe.
Paloma:
Në raste të rralla ku pi bëhem shumë keq dhe më kap me këto reflukset. Burri më mban kokën me shumë dashuri dhe kujton ato momentet e tij e thotë: “Ç’të duhet ty me këto punë?” Më vesh, më zhvesh, më heq rrobat, më vendos peshqirin, çfarë nuk bën, më trajton si bebe në ato momente dhe them: “A të pi prap?” Ndaj është marrëdhënia e bukur.