Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e ditës së sotme në Ligën e Kombeve, ku kemi disa rezultate tejet interesante.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në “Derbin Iberik”, Kombëtarja e Spanjës ka barazuar 1:1 me Portugalinë.
Krahas këtij takimi u zhvillua edhe ndeshja mes Serbisë e Norvegjisë, në të cilën triumfuan norvegjezët me rezultat minimal 1:0.
Ndërkaq, në ndeshjen e Grupit 2 të Ligës C mes Irlandës së Veriut dhe Greqisë, kjo e fundit shënoi fitore me rezultat 1:0, gjë që nënkupton se Kosova e mbyll xhiron e parë të kësaj gare si liderë i grupit.
Më poshtë mund t’i gjeni rezultatet e të gjitha ndeshjeve të sotme në Ligën e Kombeve.
Liga A – Grupit 2
Çekia 2:1 Zvicra
Spanja 1:1 Portugalia
Liga B – Grupi 2
Izraeli 2:2 Islanda
Liga B – Grupi 4
Serbia 0:1 Norvegjia
Sllovenia 0:2 Suedia
Liga C – Grupi 4
Bullgaria 1:1 Maqedonia e Veriut
Gjeorgjia 4:0 Gjibraltari
Liga C – Grupi 2
Qipro 0:2 Kosova
Irlanda e Veriut 0:1 Greqia