Plani i administratës së Joe Biden që Ukrainës t’i shet katër dronë të mëdhenj, është pauzuar nga frika se teknologjia e tyre e avancuar mund të bie në duart e armikut.
Marrëveshja teknike për shitje është pauzuar pas një analizimi më të thellë të marrëveshjes nga Pentagoni, e në veçanti nga njësia e ekspertëve të teknologjisë që janë të angazhuar në ruajtjen e vlerës së teknologjisë, dhe kjo ka bërë që të rritet frika se mund të bie në duart e rusëve, transmeton Telegrafi.
Siç raporton Reuters, plani që qarkullonte nga shkurti për shitjen e dronëve ishte miratuar nga Shtëpia e Bardhë. Madje Reuters kishte raportuar edhe më herët për planin e shitjes së katër dronëve të tipit MQ-1C Grey Eagle, që mund të armatosen me raketa Hellfire për luftime kundër rusëve.
Marrëveshja për dërgimin e dronëve është pezulluar përkohësisht nga brenga se radarti dhe pajisjet për vëzhgim të dronëve, mund të shkaktojnë rrezik për sigurinë e Shteteve të Bashkuara nëse bien në duart e Rusisë.