Pavarësisht “zhurmës” që bëri në rrjet me sherrin që bëri me Cllevion, Noizy vijon punën me projektet e reja. Reperi sapo ka zbuluar se kënga më e re do të publikohet ditën e nesërme.
Bëhet fjalë për duetin me Ylli Limanin, që ishte zbuluar prej disa kohësh, dhe do të mbajë titullin “Alkool”.
Kujtojmë që në orët e para të mëngjesit, u vendos tritol në njërin prej bizneseve të reperit.
Sipas policisë tritoli ka shpërthyer rreth orës 04:24, në lagjen Nr.13, në një ambient (butik rrobash) të marrë me qira nga shtetasi Bashkim Rajku. Reperi ka dëshmuar se ka probleme vetëm me Cllevio-n.