Një ndeshje ndryshe nga të tjerat/ Tifozët skocezë do të këndojnë himnin e Ukrainës mbrëmjen e sotme
Sonte do të luhet ndeshja e futbollit Skoci-Ukrainë, e cila është e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës.
Sipas BBC, tifozët skocezë do të ftohen të këndojnë himnin ukrainas në “Hampden Park” të Glasgow në shenjë mbështetjeje për kundërshtarët e tyre në play-off të Kupës së Botës.
Ata do të shpërndajnë fletëpalosje që përmbajnë një version të këngës dhe më pas do tu kërkohet që të këndojnë së bashku në solidaritet.
Kjo është ndeshja e parë konkurruese e futbollit e Ukrainës që nga pushtimi rus në fund të shkurtite cila do të luhej në mars të këtij viti, por për shkak të luftës u shty në një moment të dytë.
Fituesit e kësaj ndeshjeje do të përballen me Uellsin në Cardiff të dielën për një vend në “Kupën e Botës Katar 2022”.