Nipi i Luan Krasniqit, Arianiti është shpallur kampion në Kampionatin gjerman për U19, në peshat e rënda.
Arianiti raundin e parë e fitoi me nokaut, derisa kishte tri fitore të tjera deri në triumf
Pas kësaj fitore Krasniqi është gati për Botërorin që do të mbahet në Spanjë.
Ndryshe, disa javë më parë edhe vëllai i tij, Ardiani, ka debutuar në boksin profesionist, dhe atë në mënyrën më të mirë të mundshme, duke triumfuar me nokaut ndaj hungarezit.
Kujtojmë, Luan Krasniqi është boksier me shumë nam, që bëri krenar të gjithë shqiptarët anembanë botës.