Paris Saint-Germain duhet të heqë dorë nga një numër lojtarësh dhe Neymar është në mesin e kandidatëve, duke pasur parasysh pagën e tij të lartë dhe shumën e parave që do të vinin nga shitja e tij.
Megjithatë, braziliani nuk ka dëshirë të largohet.
Neymar fiton rreth 50 milionë euro bruto në sezon, sipas L’Equipe, një rrogë që pak klube në Evropë do të ishin në gjendje t’ia ofronin atij.
E vetmja gjë që e qartë për PSG -në për momentin është se Kylian Mbappe ka nënshkruar rinovimin e kontratës deri në vitin 2025. Kjo dhe se Luis Campos është bërë drejtori i ri sportiv i klubit.
Pas kësaj, janë të gjitha të panjohura duke qenë se UEFA ka kërkuar shpjegim për bilancin e klubit, i cili tregon një humbje prej 224 milionë eurosh.
Pasoja e parë e gjithë kësaj është nevoja që klubi i Katarit të fillojë të lehtësojë skuadrën e tyre, e cila sipas presidentit të La Liga-s, Javier Tebas ka më shumë se 600 milionë euro shpenzime për paga.
PSG-ja do të kishte prioritet shitjen e Neymarit mbi atë të Leo Messit, me këtë të fundit që i ka mbetur vetëm një vit nga kontrata e tij, ndërsa braziliani do të sillte përfitime të mëdha.
Ka shumë trazira në PSG këto ditë dhe shumë pak lojtarë janë të sigurt për të ardhmen e tyre për shkak të fushatës zhgënjyese evropiane që kaluan sezonin e kaluar.