Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Niko Peleshi ka bërë të ditur sot se pas një pune të pandërprerë, efektivët e Forcave të Armatosura kanë mundur të neutralizojnë rreth 14 vatra zjarri në ishullin e Sazanit.
“Rreth 100 trupa të tjerë të Forcave të Armatosura po dërgohen në terren, ndërsa janë vënë në dispozicion edhe 3 anije të Forcës Detare”, u shpreh ministri Peleshi në rrjetet sociale.
Ai theksoi se, “trupat vazhdojnë operacionin e izolimit të plotë të flakëve, krijimin e brezit të shpyllëzimit me mjete shtesë nga Komanda Mbështetëse”.
Peleshi publikoi edhe një video nga situata e zjarreve në ishullin e Sazanit, ku flakët në 14 vatra janë neutralizuar nga ana e efektivëve të Forcave të Armatosura.