Koha për Nations League. Shqipëria është gati për ndeshjen e sotme kundër Islandës, që nis në orën 20:45. Trajneri Edy Reja ka menduar edhe për formacionin që do të zbresë në fushë.
Nuk ka dilema në mbrojtje, teksa në qendër do të aktivizohen treshja Ismajli-Kumbulla, Gjimshiti, ndërsa Hysaj zhvendoset në të majtë dhe Balliu merr vendin në të djathtë.
Në mesfushë nuk janë Laçi e Bare dhe zgjedhjet e para për sot për teknikun italian janë Gjasula, Abrashi dhe Çekiçi.
Sulmin e merr përsipër Cikalleshi dhe krah tij do të luajë Seferi, në mungesë të Brojës, Uzunit dhe Manajt.