Trajneri i Romës, Jose Mourinho thotë se çelësi i suksesit të tij është që të mos jetë kurrë i kënaqur dhe gjithmonë të kërkojë të bëjë më shumë.
Trajneri portugez përfundoi sezonin e tij të parë në Romë, i cili i dha klubit trofeun e parë të madh që nga viti 2008 dhe trofeun e tij të pestë evropian me triumfin në Ligën e Konferencës, transmeton Klankosova.tv.
I pyetur në një intervistë nga Forbes se çfarë qëndron pas suksesit të tij, pasi kishte fituar çmimin e tij të parë evropian 19 vjet më parë, ai tha: “Përpiqem të mos ndjej shumë presion në punën time”.
“Mendoj se kam një marrëdhënie të shëndetshme me stresin. Të mos ndjesh asgjë, nuk është mirë, ashtu siç është të ndjesh shumë për të. Pra, është e rëndësishme të kesh një ekuilibër të mirë, si dhe përvojën për ta përballuar atë”.
“Unë mendoj se çelësi i suksesit është të mos jesh kurrë i lumtur me atë që ke. Kur fiton disa medalje, dëshiron më shumë”.
“Kur shënon një gol, dëshiron të shënosh më shumë. Gjithçka rrotullohet rreth “edhe më shumë”. Asnjëherë nuk mjafton. Kjo ndjenjë nuk ka të bëjë fare me moshën, ka të bëjë me personalitetin”.