Një ministre e sapoemëruar në qeverinë e re të presidentit francez Emmanuel Macron është nën hetim për përdhunim.

Chrysoula Zacharopoulou është akuzuar nga dy gra, identiteti i të cilave nuk bëhet i ditur, për abuzim seksual.

Padia e parë është bërë më 25 maj, që çoi në nisjen e hetimeve dy ditë më vonë. Ndërsa një kallëzim i dytë u më 16 qershor.

Mësohet se rasti i dytë lidhjet me periudhën kur Zacharopoulou punonte si gjinekologe.
“Është hapur një hetim për dy raste të dyshuara përdhunimi, të cilat pretendohet se kanë ndodhur gjatë kohës që punonte si mjeke”, thanë burime, raporton Daily Mail.

46-vjeçarja, ish-deputete e lindur në Greqi, iu bashkua qeverisë franceze më 20 maj, përpara rezultateve katastrofike të zgjedhjeve të së dielës së kaluar, ku Macron humbi shumicën parlamentare.

Ashtu si kryeministrja e re, Elisabeth Borne, Zacharopoulou konsiderohet të jetë një nga politikanet më të fuqishme në qeverinë e Macron.

Ministrja e Francës, një mjeke e trajnuar, ka punuar si gjinekologe përpara se të kalonte në politikë.