Marrëdhëniet e Ankarasë dhe Athinës janë në fazën më të nxehtë të tensionimit, më Turqinë e cila sipas Greqisë po provokon me aeroplanët luftarakë mbi ishujt helenë.
Në lidhje me këtë ka folur ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, i cili ka akuzuar Turqinë, duke thënë se presidenti turk po përdor qëndrime neo-otomane ndaj Greqisë.
Dendias theksoi se pretendimet që i përkasin kohës së Sulejmanit të Madhërishëm, janë epokë e shkuar.
“Qëndrimet turke nuk i qëndrojnë asnjë kritike, ato janë manifestime të një revizionizmi neo-otoman, pjesë e një ideologjie të një të ashtuquajture superfuqi rajonale, e cila kërkon ta imponojë vullnetin e saj duke kërcënuar me fuqinë e vet kundër fqinjëve të saj… Turqisë duhet t’i bëhet e qartë se politika e gjuajtësve, politika e Sulejmanit të Madhërishëm në Mesdhe, i përket tërësisht një epoke tjetër”, tha Dendias.
“Sinqerisht shpresoj që Turqia ta shohë qartë se kjo politikë është bllokuar, të kthehet në rrugën e konvergjencës drejt Bashkimit Europian, vlerave europiane dhe botërore dhe të kuptojë se Greqia mund të jetë një urë për në Europë, një urë për një më të mirë. E ardhmja, të cilën unë e besoj fort në një pjesë shumë të rëndësishme të popullit turk dhe shoqërisë turke, pra sa herë që i jepet mundësia për të folur lirshëm dhe për të ndalur përpjekjen për të kufizuar shoqërinë turke dhe Greqinë në të ardhmen”, shtoi kryediplomati grek.