Melinda e “bën nxehtë sikur dielli”

Këngëtarja dhe reperja, Melinda Ademi vazhdon të postojë foto provokative në Instagram

Melinda Ademi vazhdon të jetë provokative në rrjetet sociale.

Këngëtarja dhe reperja kosovare është shfaqur sot me një set fotografish ngjyrë të verdhë, të stilizuar me ca rruaza të bardha rrezatuese, teksa shfaq këmbët e saj seksi dhe ka të veshur taka ngjyrë kafe.

“E boj nxehtë si kur dielli”, ka shkruar poshtë fotove Melinda.
Ndoshta, kështu ajo ka paralajmëruar ndonjë këngë të re të saj për fansat.