Partnerja e Cristiano Ronaldos, Geogrina Rodriguez është fotografuar teksa po bënte një shëtitje me fëmijët në Madrid. 28-vjeçarja është kthyer në kryeqytetin spanjoll pasi kaloi disa ditë në Majorca dhe Ibiza me miqtë dhe familjen. Ajo shfaqej natyrale ndërsa shtynte karrocën e vajzës së porsalindur.
Ronaldo, Georgina dhe fëmijët qëndruan në një vendstrehim të madh rural pranë maleve Tramuntana. Vila ka palestrën e saj, pishinë të rrethuar nga palma, një fushë volejbolli në plazh, një fushë mini-futbolli. Ata gjithashtu kaluan kohë në jahtin 5.5 milionë paundësh të Ronaldos.
Por ndërsa Ronaldo përgatitet për një kthim në Mançester për stërvitje parasezonale, Georgina është kthyer në Madrid, ku takoi superyllin e futbollit ndërsa punonte në një dyqan Gucci.