Manchester United synon të transferojë brazilianin Antony


Manchester United ka në tragetin e tyre transferimin e brazilianit 22 vjeçar, Ajax Antony, thonë raportet.

22-vjeçari mund të ndjekë trajnerin e ri të Djajve të Kuq, Erik ten Hag, pasi pati një sezon të shkëlqyer nën urdhrat e këtij të fundit tek Ajaxi.

Sezoni i tij i parë me Ajaxin rezultoi një sukses i jashtëzakonshëm, me 10 gola në 46 ndeshje në të gjitha garat.

Talenti i ri po ashtu ka shprehur dëshirën e tij për të përfaqësuar Brazilin në Kupën e Botës në Katar, raporton Goal, transmeton Klankosova.tv.

“Kupa e Botës është gjithashtu në listën time prioritare. Do të ishte një ëndërr të luaja për Brazilin në Katar. Dhe unë do të punoj shumë për këtë”, ka thënë ai.