Lista e shteteve më të kërkuara në Google – për Serbinë, Kosova

Duke përdorur Google Trends, suedezi Andres Sundell ka përpiluar një listë të shteteve më të klikuara në Google, nga viti 2004-2022.

Këto gjetje mund të përdoren si një tregues interesant i tendencave kulturore dhe sociale të secilit shtet.

Për shembull, nuk është çudi që SHBA do të ishte shteti më i kërkuar në Google ku sipas këtij studimi, ai renditet i pari në listë në 45 nga 190 shtete të përfshira në raport.

Por një fakt tejet interesant është se shteti më i kërkuar për serbët ishte pikërisht Kosova, edhe pse për Kosovën shteti më i kërkuar ishte Shqipëria.

Nga ana tjetër, shteti më i kërkuar për shqiptarët e Shqipërisë gjatë kësaj periudhe ishte Italia, ndërsa për italianët ishte SHBA.

Më poshtë mund të shihni një hartë e cila paraqet në mënyrë grafike emrat e shteteve më të kërkuara në Google sipas shtetit nga i cili është bërë kërkimi.

 

Ndërsa duke klikuar këtu mund të kërkoni rezultatet për secilin shtet.

10 shtetet më të klikuara nga amerikanët:

1- Meksika

2- India

3- Japonia

4- Kina

5- Kanadaja

6 – Mbretëria e Bashkuar

7 – Francë

8 – Itali

9 – Gjermania

10 – Rusia

10 shtetet më të klikuara nga rusët:

1 – SHBA

2- Kina

3- Ukraina

4 – Gjermania

5 – Japonia

6 – Turqia

7 – Franca

8 – Italia

9 – India

10 – Spanja

10 shtetet më të klikuara nga britanikët:

1 – SHBA

2 – Franca

3 – India

4 – Australia

5 – Spanja

6 – Irlanda

7 – Italia

8 – Gjermania

9 – Kina

10 – Japonia

Andres Sundell është një ekspert i shkencave politike me fokus të veçantë vizualizimin e të dhënave në Universitetin e Gothenburgut.