Kush ia “përmbush” jetën Bora Zemanit

Bora Zemani pa dyshim është një nga emrat më të lakuar të muajve të fundit.

Moderatorja është kryefjala e mediave rozë për historinë e “komplikuar” me Donald Veshajn. Fotot e fundit ku dyshja u fotografuan bashkë duke bërë shopping, kanë bërë xhiron e rrjetit. Mirëpo kur të gjithë presim një reagim nga moderatorja mbi këtë çështje, ajo edhe një herë tregon që vazhdon jetën e saj, duke pretenduar që gjithë kjo “zhurmë” nuk ekziston.

Së fundmi Bora ka postuar në rrjetet sociale, jetën e saj të vërtetë. Dhe fjala “jetë” për Zemanin do të thotë ndryshe Abor. Moderatorja me një kolazh videosh të djalit të saj, ka uruar atë dhe të gjithë fëmijët për 1 qershorin.
“Jeta ime e vërtetë! Ajo pjesa e bukur që më mbush shpirtin plot! Gëzuar i vogli im i madh sa bota! Gëzuar 1 qershorin kalamaja,”, shkruan moderatorja krahas postimit.

Ju kujtojmë që dy ditë më parë të maskuar, me kapele Bora Zemani dhe Donald Veshaj u fotografuan sërish bashkë. Dhe pse nga çifti nuk ka pasur asnjë lloj konfirmimi deri më tani se ata janë bashkë, dyshja janë fotografuar përsëri duke bërë shopping. “Revista Who” ka publikuar disa foto, ku Bora dhe Donaldi shihen të veshur sportivë, ndërsa “fshihen” pas maskave dhe kapuçëve të bluzës.

Kjo nuk është hera e parë që dyshja fotografohen bashkë pas ndarjes dhe tradhëtisë nga ana e aktorit. Fillimisht ata u panë bashkë në sfilatën e Valdrin Saitit, ku të dy ishin të ftuar.