Kundërshtimi i Turqisë ndaj zgjerimit të NATO-s, Stoltenberg ndërmerr hapin e parë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha sot se do të thërrasë një takim për kundërshtimin e Turqisë ndaj anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në Aleancën Veri-Atlantike.

Ai deklaroi se këtë do ta diskutojë me zyrtarë të lartë të tri vendeve në Bruksel.

“Unë jam në kontakt të ngushtë me presidentin e Turqisë, si dhe me liderët e Finlandës dhe Suedisë”, tha Stoltenberg në Uashington pas takimit me sekretarin e Shtetit, Antony Blinken.