Legjenda e Arsenalit, Kevin Campbell parashikon që kohës së Granit Xhakës në Arsenal po di vije fundit.
Mesfushori kosovar, që luan për kombëtaren e Zvicrës, u transferua në Angli më 2016, e cila gjë e bën atë si njërin prej lojtarëve që i ka shërbyer gjatë Arsenalit.
Ai madje ishte edhe kapiten i klubit në fillim të sezonit 2019/20 para se të prishte marrëdhëniet me fansat e klubit dhe ta humbiste shiritin e kapitenit.
Mikel Arteta i beson atij dhe e ka shtyrë drejt nënshkrimit të një kontrate të re verën e kaluar.
Por, ish lojtari i Arsenalit, Campbell, beson se në këtë pikë Arsenalo do ta lejon atë që të largohet për të pasur një mesfushë më të mirë.
“Mendoj se ne do ta shohim kur do të largohet shpejt”, tha ai për Football Insider.
“Shikoni, Xhaka kishte një sezon të mirë së fundmi. Por, në fund të ditës, Arsenalit nuk ia doli në objektiva.
“Mesfusha duhet të ndryshojë. Ka nevojë që të këtë më shumë shpejtësi dhe gola që vinë nga mesfusha”.
“Mbështetja që i bëhet Granit Xhakës duhet të ndalet. Ka mjaftueshëm mesfushorë të cilët mund të kryejnë punë”.
Xhaka nuk është se ka qenë një figurë që ka bashkuar klubin, pavarësisht që ai në sezonin e fundit luajti mirë.
Pavarësisht kësaj ai ende ka bërë disa gabime të cilat bënë që ai të hetohet edhe për kurdisje.