Kombëtarja e Kosovës nesër do ta zhvillojë ndeshjen shumë të rëndësishme ndaj Greqisë në kuadër të Ligës së Kombeve.
“Dardanëve” iu nevojitet vetëm fitorja për të shpresuar për pozitën e parë në grupin 2 të Ligës C.
Në konferencën para ndeshjes, Alain Giresse tregoi pse nuk ftoi lojtarë tjerë, pas mungesave të shumta.
“Ka dy mënyra për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje. Nëse flasim me lëndimet dhe mungesat në fillim të grumbullimit, atëherë po, mund të ftohen lojtarë të tjerë. Por nëse ndodh në mes, apo në fund të grumbullimit nuk mund të ftohen, pasi koha është shumë e shkurtër për ta që t’i bashkohen ekipit dhe të japin diçka në fushën e lojës”, u shpreh Giresse.