Gërvalla takon Blinkenin: Kosova nuk ka mik më të mirë se Shtetet e Bashkuara

Zëvendëskryeministrja e Kosovës dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla, e cila po merr pjesë në “Samitin e Amerikave”, që po zhvillohet në Los Anxhelos, me ftesë të sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, tha se është inkurajuar shumë nga takimi me Blinkenin, me të cilin ka biseduar për sigurinë dhe bashkëpunimin në Ballkan dhe për të ardhmen euroatlantike të Kosovës.

Ajo ka shkruar në Twitter se gjithmonë do të ketë një lidhje të veçantë mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

“Jam shumë e inkurajuar nga shkëmbimi konfidencial, domethënës dhe i përzemërt me Sekretarin Amerikan të Shtetit Anthony Blinken për sigurinë dhe bashkëpunimin në Ballkan dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës. Gjithmonë do të ketë një lidhje të veçantë mes Kosovës dhe SHBA-së, nuk mund të kemi mik më të mirë! “Faleminderit, Anthony Blinken”, shkroi Gërvalla.