Ka nisur mbledhja e kryesisë së PS-së e cila pritet që të vendosë deri në orën 18:00 për emrin e kandidatit të Presidentit.
Ndërkohë, kanë mbërritur deputetët dhe anëtarët e kryesisë në PS.
Bashkë me ta është futur edhe kryesocialisti Edi Rama.
Ai në dorë është parë me një dosje, por nuk dihet nëse brenda saj është apo jo emri i presidentit të ri.