Dua Lipe aktualisht është duke mbajtur turneun e saj “Future Nostalgia” në mbarë shtetet e botës.
Dhe Dua Lipa dukej në humor të mirë teksa rrinte në pishinë me miqtë e saj ndërsa ishte në një pushim të merituar në Portofino, Itali të martën.
Këngëtarja 26 vjeçe, shfaqi figurën e saj trupore në bikini me lule shumëngjyrëshe, teksa rrezitej në diell, shkruan DailyMail.
Interpretuesja e hitit “New Rules” i la flokët e saj brune në valë të lirshme poshtë shpatullave, ndërsa kishte vendosur edhe një palë vathë.
Ylli dukej në disponim teksa u ul në një shezlon me një shok mashkull, ku merrte poza të ndryshme për kamerën.
Dua është parë duke pozuar për një ‘selfie’ me një mik tjetër, ndërsa bisedonte edhe me një mikeshë tjetër, gjithashtu të veshur me bikini.
Lipa filloi turneun e saj “Future Nostalgia” në Amerikë në muajin shkurt, dhe pas koncerteve të saj aktuale në Itali, do të shkojë në Spanjë, Finlandë dhe Norvegji.
Pas një pushimi veror, këngëtarja do të udhëtojë në tërë globin duke performuar në vende të ndryshme deri në nëntor, ku koncertin e fundit të turneut do ta ketë në Perth të Australisë.
Artistja me origjinë shqiptare ka publikuar gjithashtu së fundmi këngën e saj të re “Potion” me Calvin Harris dhe Young Thug.
Kënga e re shënon herën e dytë që Dua dhe Calvin, 38 vjeç, punojnë së bashku pas super hitit të tyre të vitit 2018, “One Kiss”.