Trupat ruse nisën një sulm me raketa në një stacion shërbimi në qytetin Dnipro, ndërsa raportohet për njerëz të bllokuar nën rrënoja.
“Ata hodhën një raketë në stacionin e servisit Avtodyzel. Stacioni më i mirë i shërbimit ku të gjithë banorët e Dnipro-s, duke përfshirë edhe mua, riparuan makinat e tyre me naftë”, tha kryebashkiaku i Dnipro, Borys Filatov në Telegram.
Nuk kishte personel ushtarak, armë apo pajisje në stacion, siguroi Filatov.
“Banorët e zakonshëm të Dnipro-s, bravandreqës dhe punëtorë, tani janë bllokuar nën rrënoja. Ekipet e shpëtimit shuan zjarrin”, shtoi Filatov.