Finlanda e gatshme për të luftuar nëse sulmohet nga Rusia


Shefi i Forcave të Armatosura të Finlandës, Gjeneral Timo Kivinen, ka thënë se shteti i tij ka qenë i përgatitur për një sulm rus dhe do të bënte një rezidencë të ashpër, nëse kjo do të ndodhte.

Finlandezët janë të motivuar për të luftuar dhe shteti ka përgatitur mbrojtjen, ka thënë Kivinen në një intervistë të cilën e citon The Guardian.

“Ne kemi zhvilluar sistematikisht mbrojtjen tonë ushtarake pikërisht për këtë lloj lufte që po zhvillohet atje [në Ukrainë], me një përdorim masiv të fuqisë së zjarrit, forcave të blinduara dhe gjithashtu forcave ajrore”, ka thënë ai.

Tutje komandanti i forcave finlandeze ka thënë se Ukraina ka qenë kafshatë e fortë për t’u përtypur nga Rusia, dhe “kështu do të ishte edhe Finlanda”.
Finlanda ndan 1303 kilometra vijë kufitare me Rusinë.

Shteti finlandez ka dorëzuar aplikimin për t’u bërë pjesë e Aleancës Veriatlantike (NATO). Kjo aspiratë e Finlandës dhe vendeve të tjera skandinave e ka acaruar Rusinë.