Juventus është skuadra e radhës që i ka hyrë garës për mesfushorin portugez, Renato Sanches, por së pari ta shesin Adrien Rabiotin.
Siç raportojnë mediat italiane, Juventusi përveç Paul Pogbas, dëshiron që të nënshkruajë edhe me një mesfushor, por fillimisht do të duhet të gjejnë zgjidhje për Rabiotin dhe Aaron Ramsey, dy lojtarët me pagën më të lartë në “Allianz Stadium”.
Çmimi i kërkuar për mesfushorin francez është rreth 15-20 milionë euro dhe sipas La Stampa, Juventus do t’i përdorte të ardhurat për të tentuar të nënshkruajë Sanches nga Lille, transmeton Klankosova.tv.
Reprezentuesi portugez do të largohet nga klubi i tij në verë pasi nuk dëshiron të vazhdojë kontratën e tij që skadon në qershor 2023.
PSG-ja dhe Milan janë në bisedime të avancuara për të nënshkruar me 24-vjeçarin, por gjigantët e Ligue 1 duket se janë gati të bëjnë ofertë më e lartë.
Kuqezinjtë nuk do të ofrojnë më shumë se 15 milionë euro plus bonuse, ndërsa PSG mund të vendosë 30 milionë euro në tavolinë.
Rabiot thuhet se ka tërhequr interes nga Premier League, por mbetet për t’u parë nëse Juventus do të shesë lojtarët në kohë për të bërë një ofertë për Sanches.