E rëndë në Korçë, nëna e gjen të birin të vdekur në shtëpi

Nëna gjen të pajetë në banesë djalin e saj.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për një shtetas 50 vjeçar, i cili me mjet të ftohtë ka vrarë veten në banesë.

Ka qenë nëna e tij që e ka gjetur dhe ka lajmëruar policinë, e cila ka mbërritur pranë banesës për zbardhjen e rrethanave.

Pritet edhe eksperti i mjekësisë ligjore për të bërë ekzaminimin e viktimës./abcnews.al/