Tashmë gjithçka ka marrë fund. Dinamo ka zgjedhur dhe trajnerin e ri të cilit do t’i besojë edhe projektin e skuadrës në Kategorinë e Parë, me objektivin kryesorë, rikthimin e skuadrës në Superiore.
Devil Dede ka marrë frenat e ekipit, teksa tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes mes palëve. Lajmin e ka konfirmuar vetë presidenti i bluve, Adrian Bardhi në një intervistë për “Panorama Sport”.
“Nevil Dede është trajneri i ri i Dinamos. Kjo është zgjedhja jonë për stolin e skuadrës dhe prezantimi do të bëhet këto ditë”, ka deklaruar numri një i Dinamos.