Çifti i famshëm i “Big Brother Albania VIP” po kalon një ditë speciale pas lidhjes së bujshme me njëri-tjetrin. DJ PM po feston për herë të parë ditën e lindjes sot krah dashurisë së tij Sarës, e cila nuk është kursyer aspak me urimin e veçantë.
Si duket çifti kanë zgjedhur një vend bregdetar larg syve të njerëzve për të shijuar çdo moment pranë njëri-tjetrit.
Sarah ka ndarë një video nga pushimet që po kalojnë së bashku, ku ka shkruar:
“Faleminderit që je pjesë e jetës sime. Gëzuar ditëlindjen.”
Kujtojmë se Sarah na ka treguar se distanca me njëri-tjetrin i ka lodhur por dyshja ja del të takohen çdo javë dhe gjërat vazhdojnë shkojnë mirë.
“Këto vajtjet-ardhjet Tiranë-Prishtinë na lodhin pak por është turp ta themi se ka çifte me vite larg. Takohemi çdo javë.”
Pyetjes se nëse ishte xheloze për PM, Sarah iu përgjigj se vajzat i afrohen edhe kur janë të dy, por ajo ka besim tek ai.
“Kur u njohëm ishim në këtë profesion. Do ishte e tepërt të bëhem xheloze se luan muzikë. Edhe kur jemi bashkë gocat afrohen për foto. Nëse ndonjëra afrohet dhe e puth normale që është e tepërt. Kam shumë besim te ai. Ma ka dhënë sigurinë kështu që jam shumë e qetë. Ka disa gjëra në çift që nuk i pëlqen dhe në BBV nuk i kemi folur. Por janë disa gjëra për të cilat duhet të bëjmë kompromis.”