Një person është arrestuar dje në Mitrovicë, pasi që i njëjti është paraqitur në stacionin policor, nën dyshimin se në një motel ka dhunuar viktimën femër kosovare, të mitur.
Rasti dyshohet se kishte ndodhur më 29 maj. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.