Këngëtarja Dua Lipa ka bërë një postim të posaçëm për nënën e saj, Anesa Lipa
Dua, pavarësisht famës, vazhdimisht është parë duke mos e lënë anash familjen e saj.
Kështu ka bërë ajo edhe tani ku ka postuar një set të fotografive dhe ka zgjedhur fjalët më të mira për t’ia uruar ditëlindjen e 50-të nënës së saj, Anesa Lipa.
“Gëzuar ditëlindjen e 50-të për mamin tim të bukur. Mbretëresha ime”, ka shkruar ajo nën këto fotografi.
Falënderimin menjëherë ia ka kthyer nëna duke shkruar në gjuhën shqipe.
“TË DUA PAFUND”, ka shkruar ajo me shkronja të mëdha.
Në mesin e atyre që e kanë uruar Anesën në profilin e Duas ka qenë edhe këngëtarja e njohur Kylie Minogue por edhe këngëtari Yll Limani.