“Do të godas aty ku të dhemb zemra. Shumë shpejt do ta paguash shtrenjt”, shoku i Cllevios kërcënon hapur Noizyn

Gjatë dy ditëve të fundit vëmendjen e portaleve e mori përleshja në mes dy reperëve nga Shqipëria, Noizy dhe Cllevio.

Pas shpërndarjes së videos ku Noizy së bashku me grupin e tij godasin me grushte e shqelma Cllevion, pati reagime të shumta.

Në anën tjetër, sot ka reaguar edhe miku i Cllevios, Benardin Simoni i njohur si BMT, i cili deklaroi se Noizy do ta paguajë që preku një anëtar të TBA-së dhe e paralajmëron që “do ta godasë aty ku i dhemb zemra”.

“Do të godas aty ku të dhemb zemra dhe mbaje mend dhe sa për ju grupi OTR që doni me u kap me TBA, ju psh*rri në gojë nga tri herë, çdo ditë nga një herë dhe vdisni brenda 24 orëve. Unë jam Biiemtii, anëtar i TBA-së, të fala mames”, u shpreh BMT në një video në Tik-Tok.

 

@biiemtii_official 

♬ suono originale – 🦅🇽🇰🅱️Ⓜ️☦️🇦🇱🦅