Një nga fëmijët e Elon Musk ka nisur procedurën për ndryshimin e emrit dhe gjinisë. Këtë e raporton faqja amerikane “Tmz”. Xavier, i cili është 18 vjeç, dëshiron të quhet Vivian Jenna Wilson, duke marrë mbiemrin e nënës së tij.
Përmbajtja rifillon pas shpalljes
Merrni seriozisht pamjen e kërpudhave në këmbët dhe thonjtë tuaj! SHMANGNI AMPUTIMIN E MUNDSHËM!
Sponsored by MonadPlug
Në dokumentet zyrtare të depozituara në një gjykatë në Los Anxhelos thuhet se djali i themeluesit të Teslas e nisi çështjen për shkak të “identitetit gjinor dhe faktit që nuk dëshiroj të jem i lidhur me babanë tim biologjik në asnjë mënyrë apo formë”.
Musk ka shtatë fëmijë: Griffin, Vivian, Kai, Saxon, Damian, të cilin e kishte me shkrimtaren Justine Wilson, me të cilën ishte i martuar nga viti 2000 deri në 2008, dhe X AE A-XI dhe Exa Dark Sideræl, me këngëtaren Grimes.