Ditë më parë bëri bujë se si humbi vetëdijen në ring – sot ndërron jetë boksieri (VIDEO)

Boksieri jug-afrikan, Simiso Buthelezi ka ndërruar jetë.

Pak ditë pasi një video e tij bëri bujë të madhe nëpër media, se si boksieri humbi vetëdijen gjatë një meçi, ai ka ndërruar jetë, përcjell lajmi.net.

Buthelezi po luftonte për titullin WBF në Afrikë, kundër Siphesihle Mntungwa.

Buthelezi kishte rrëzuar kundërshtarin, por si pasojë e goditjeve paraprake, ai filloi të bënte sjellje të çuditshme, duke luftuar me kundërshtar ‘të padukshëm’.

Kjo bëri që gjyqtari të ndalte ndeshjen, pasi Buthelezi – që tashmë ka ndërruar jetë – kishte humbur ndjenjat. Ai qëndroi në koma për një kohë, para se të ndërronte jetë.