Policia në Shqipëri e ka arrestuar reperin, Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio”, i cili dje u përfshi në një përleshje me reperin, Rigels Rajku i njohur si “Noizy”.
“Cllevio” u arrestua pasi theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërsa tani janë publikuar edhe pamjet nga arrestimi i tij.
Sipas komunikatës së lëshuar nga Policia e Shtetit, gjatë kontrollimit, “Cllevios” i është gjetur lëndë narkotike cannabis sativa dhe tri thika, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale.
Kujtojmë, se “Cllevio” vite më parë ishte anëtar i grupit “TBA” dhe mbante nofkën “Hudra”.