Chelsea dhe Atletico Madrid mund ta kenë çelësin për ta zhbllokuar planin e afatit të transfereve të Napolit, sipas asaj që raportojnë mediat në Itali
Teksa skuadra nga Napoli ka qenë e zënë me transfere deri me tani, duke nënshkruar me Mathias Olivera dhe Khvicha Kvaratskhelia, si dhe duke aktivizuar blerjen e Frank Aguissa nga huazimi, ende ka raporte që thonë se lojtarë të mëdhenj mund të vinë.
Ish kapiteni i skuadrës, Lorenzo Insigne tashmë është larguar për skuadrën e Major League Soccer, Toronto FC, teksa ende ka pyetje për të ardhmen e Kalidou Koulibaly, Fabian Ruiz dhe Dries Mertens.
Sipas një raporti të Gazzetta dello Sport, Napolit janë duke kërkuar që të lirohet nga disa lojtarë para se të sjellin fytyra të reja, që do të thotë se planet e tyre për të sjellë lojtarë të ri janë ende aktive.
Raporti sugjeron që Chelsea, ashtu si Juventusi, Paris Saint-Germain dhe Barcelona janë të interesuar për Koulibaly me presidentin Aurelio De Laurentiis që është duke shikuar të fitojë nga ai 35-40 milionë euro, pavarësisht se kontrata e mbrojtësit përfundon në fund të sezonit të ardhshëm.
Në anën tjetër, Atletico janë të interesuar për të nënshkruar me Ruiz, sipas La Gazzetta. Kontrata e tij po ashtu skadon pas 12 muajve.