Broja nuk mjafton, Shqipëria bën lojën por Izraeli merr tre pikët

Shqipëria nuk ka rritur të fitojë ndaj Izraelit në “Air Stadium” me rezultatin 1-2.

Miqtë arritën të përmbysnin rezultatin pas avantazhit të Brojës.

Shqipëria ka realizuar një pjesë të parë të mrekullueshme, ku i gjithë ekipi ka qenë i jashtëzakonshëm me performancën e tyre.

Djemtë tanë kanë tentuar disa herë portën e izraelitëve por nuk ia kanë dalë të realizojnë. Uzuni fitoi një penallti në minutën e 21-të por VAR e anuloi.

Pas disa tentativash, Izraeli në minutën e 30-të u afrua shumë pranë golit me një goditje me kokë. 5 minuta më pas, ishte Armando Broja i cili goditi me të majtën por portieri i miqve ishte i vëmendshëm.

Por në minutën e 45-të akordohet një penallti për kombëtaren tonë, ku Balli rrëzohet nga kundërshtari brenda zonës.

Këtë herë, Armando Broja dërgon topin në rrjetë duke bërë tifozët të shpërthejnë nga gëzimi.

Por pjesa e dytë ishte ndryshe nga aspekti i rezultatit. Nëm inutën e 57-të ishte Solomon i cili shënoi një gol mjaft të bukur.

Shqipëria filloi të tentonte disa herë të kalonte në avantazh, por Izraeli shënoi edhe golin e dytë në minutën e 73-të me anë të Solomon përsëri.

Çekiçi tentoi nga jashtë zone të barazonte por topi kaloi mbi traun e portës. Më pas pranë fundit Hysaj shënoi por VAR anuloi golin.

Kombëtarja jonë renditet e fundit në grupin B në kuotën e 1 pikëve.