Britanikja 82-vjeçare martohet me 36-vjeçarin nga Egjipti/ Rrjeti shpërthen në kritika: Po të përdor për ‘letrat’
Një çift i pazakontë në Britaninë e Madhe po përballen me akuza të forta për lidhjen e tyre.
36-vjeçari egjiptian Mohamed Ibriham u martua me 82-vjeçaren Iris në dimrin e vitit 2021 dhe dyshja tani po jetojnë të lumtur së bashku në Britani pasi Ibrahim përfitoi një vizë bashkëshortore. Çifti e reklamon jetën e tyre të përditshme bashkëshortore me disa video në YouTube, ku 36-vjeçari i kreh flokët gruas së moshuar, apo kjo e fundit i hekuros kamishat atij. Ata nuk ngurrojnë të shkëmbejnë dhe puthje me njëri-tjetrin.
Megjithatë janë të shumtë ndjekësit që mendojnë se 36-vjeçari po e mashtron gruan për të përfituar lejë-qëndrim në Britani e po ashtu për paratë e saj. Çifti u njoh në një klub bisedash për librat, ku 36-vjeçari, i cili punon si inxhinier, iu afrua asaj. Më pas ai i bleu asaj një laptop, i hapi facebook, dhe nisi të komunikonte me të , deri sa u lidhën pas 6 muajsh. Ai i propozoi asaj për martesë pasi kishin qenë një vit në lidhje dhe tashmë ata jetojnë së bashku prej 2 vitesh.