Brie tregon shenjat e lëndimet gjatë xhirimeve të filmit “Fast & Furious 10”

“Mavijosjet nga stërvitjet janë çdo sezon”, ka shkruar Brie Larson teksa ka treguar lëndimet që ka pësuar nga “Fast & Furious 10” në bikine me lule

Brie Larsson ka pësuar lëndime nga stërvitjet për Fast X (që ndryshe njihet si Fast & Furious 10), në një fotografi që ka postuar të dielën në Istagram.

Aktorja (32), e cila bën debutim në këtë film me seri, ka treguar këmbët e saj teksa është shfaqur me bikine të portokallta me lule në tepihun e saj.

“Vera është këtu por mavijosje nga çdo stërvitje ka çdo sezon”, ka shkruar ajo poshtë fotografisë duke bërë një emotikon të madh të “buzëqeshjes”.