Sot në Beograd të Serbisë përfundon Kampionati Ballkanik i Karatesë për fëmijë, senior dhe veteran, ku marrin pjesë garues nga vendet e ballkanit.
Sukses të madh në këtë kampionat ballkanik të karatesë ka shënuar 12 vjeçari Isa Elmazi anëtar klubit të karatesë Fati të Tetovës, që drejtohet nga mjeshtri i këtij sporti Arlind Huseini. Isa Elmazi u shpall kampion ballkanik në kategorinë -47 kg pë moshat 12 vjeçare. Ai deri te titulli kampion ballkanik arritë të fiton pesë kundërshtarët e tij, ndërsa në finale mundi boshnjakun Amar Hukur
Në kategorinë e seniorëve garuesit tjerë të këtij klubi Driton Halimi renditet i pesti , ndërsa Doan Osmani humbi në xhiron e dytë.