Sulmuesit i ka përfunduar kontrata në Real Madrid dhe tani është lojtar pa kontratë
Gareth Bale është parë duke biseduar sot me menaxherin e skuadrës së Championshipit, Cardiff City, teksa i ka vizituar ata në fushën stërvitore të tyre, raporton Wales Online.
Bale është lojtar i lirë pasi që u largua nga Real Madridi në fund të këtij sezoni, ku edhe i skadoi kontrata.
Ai është duke kërkuar një klub të ri ku do të mund të luante mjaftueshëm para se të fillonte Botërori Katari 2022, në të cilin Wales është kualifikuar.
32 vjeçari thuhet së do ta njoftojë skuadrën e divizionit të dytë anglez për vendimin e tij nëse do t’ju bashkohet në ditët në vazhdim.