Duke nisur nga 1 qershori deri më 30 shtator mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk do të ketë kufij.
Po ashtu edhe për festat zyrtare apo në fundjavë nuk do të ketë kontrolle dhe asnjë ndalesë në doganën mes dy shteteve. Marrëveshja është arritur sot në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.
“Prej 1 qershorit deri më 30 shtator dhe për çdo fundjave apo dite festash. Sot shqiptarët do kalojnë pa qenë nevoja e regjistrimit të mos krijohet asnjë radhë.” tha Bledi Çuçi
Çuçi: Protokolli i parë që do nënshkruajmë me homologun Svelça që përgjatë periudhës së verës dhe gjatë fundjavave kur ka fluks lëvizjeje nga të dyja krahët ne do ta lehtësojmë plotësisht. Nëpërmjet protokollit të parë që do nënshkruajmë do përcaktojmë që prej 1 qershorit deri në 1 shtator, për çdo fundjavë dhe çdo ditë feste shtetërore në kufijtë tanë shtetasit e Kosovës dhe Shqipërisë do kalojnë pa qenë nevoja e regjistrimit nga organet kufitare në mënyrë që të mos krijohet asnjë radhë apo vonesë për qytetarët në ë dyja anët. Protokolli
Rama: Çka janë këto disa lehtësira. Se imagjinoj dot veten të pres në makinë këto.
Ministri i Brendshëm i Kosovë: Polici thjeshtë më uroi udhëtim të mbarë.
Kryeministri Edi Rama ndërhyri duke bërë një batutë që shkaktoi të qeshura në mbledhje.
“Mund t’jua kurseni këtë urim qytetarëve dhe kur kalojnë të mos kenë policë fare që i kurojnë dhe të ketë thjesht ndalime të rastësishme për cdo 500 makina. Mund të ndodhë kjo apo duhet patjetër që policët të përshëndesin të gjithë. E kam thënë që mbledhjen e parë, vetëm ministrat e brendshëm do të firmosin një marrëveshje të tillë. Shpresoj që në korrik, qytetarët të vijnë pa ia uruar policia mirëseardhjen”, tha Rama.