ASH: Ku u shpenzuan 100 mijë eurot e ndara për pastrimin e deponive në Saraj?


Dega e Aleancës për Shqiptarët në Komunën e Sarajit sot ka dal me akuza kundër Komunës së Sarajit për mos pastrimin e deponive të krijuara në këtë komunë.
Nga atje thonë se sot jemi këtu për të publikuar demaskuar dyshimet për krimin dhe korrupsion të udhëheqësisë komunale në Saraj, të emëruar dhe mbështetur nga BDI. Para gjithë opinionit sot po publikojmë një tender që peshon 100 mijë euro dhe që banorëve të Sarajit ju shkakton dëm të dyfishtë, në buxhetin e tyre dhe shëndetin e tyre.
Më 15 gusht të vitit të kaluar Komuna e Sarajit, gjeqësisht Ndërmarja Publike Komunale i ka ndarë tender dhe ka nënshkruar kontratë me kompaninë private “Veber Invest” Rashçe për pastrimin e deponive në rajonin e Komunës së Sarajit. Kompanisë, sipas kontratës i janë ndarë 6 miljon denarë apo rreth 100 mijë euro.
Nga fotografitë dhe videoincizimet e realizuara në teren shifet qartë se puna e marrë si obligim nuk është kryer, që shton dyshimet se si dhe ku janë harxhuar paratë e tenderit i cili i është ndarë kompanisë përafërsisht dy muaj para se të mbahen zgjedhjet lokale të vitit 2021.
E gjith procedura në fjalë është e dyshimtë për shumë arsye. E para, kompania që ka fituar tenderin, sipas informacioneve tona nuk e ka këtë fushë veprimi, por është kompani ndërtimore dhe nuk posedon pajisjet për pastrimin e deponive.
Çmimet e vendosura në kontratë janë astronomike, pasi për pastrimin e vetëm një metër kub mbeturina kompania paguhet 3600 denarë, pa TVSH, ndërsa për gjithë procesin, pastrimin, transportin dhe rehabilitimin, për një metër kub paguhet 5200 denarë, thonë nga ASH.
Por, edhe përkundër çmimit maramendës dhe shumës së lartë të përgjithshme që parasheh ky tender, deponitë vazhdojnë të helmojnë banorët e Sarajit.