Arta Elezaj konfirmon lidhjen e dashurisë, publikon foto

Modelja, Arta Elezaj është mjaft aktive sa i përket rrjeteve sociale, ajo vazhdimisht publikon fotografi e video nga jeta e saj e përditshme ku i mban aktiv ndjekësit e saj.

Po ashtu, Arta është mjaft e komentuar për sa i përket jetës së saj private, ku shpeshherë është përfolur për lidhje të saja.

Së fundmi, ajo e ka festuar ditëlindjen e saj, ku pranoi urime të shumta nga ndjekësit e miqtë.
Por, përmes disa postimeve në rrjetin social “Instagram”, ajo konfirmoi se tashmë është në një lidhje, madje publikoi kartolinën e shkruar nga i dashuri dhe një fotografi me të.

Në një tufë me trëndafila të kuq dhe e zbukuruar me trëndafila të bardh emri i saj në kartolinë shkruhej: “Urime bebi u bëfsh 100, të dua shumë”.

Në fotografinë tjetër, ajo shihet pranë një mashkulli teksa në mbishkrim të fotografisë ka vendosur një emoji të zemrës së bardhë.