Topxhinjtë kanë zgjedhur që të bëjnë hapa pas në rrugën e tyre për blerjen e mesfushorit të Leicester City, ndërkohë që janë afër për të siguruar shërbimet e objektivave të tjerë
Arsenali e ka ftohur interesimin për Youri Tielemans pasi që për momentin janë duke kërkuar transferimin e Gabriel Jesus.
Mesfushori i Leicester City ka qenë njëri prej synimeve të tyre gjatë këtij afati kalimtar veror dhe është pritur t’i kushtojë atyre rreth 25 milionë funte.
Por, sipas GOAL, Topxhinjtë kanë bërë hapa prapa në blerjen për 25 vjeçarin teksa ata janë fokusuar në kompletimin e disa marrëveshjeve të tjera këtë verë, përfshirë synimin e tyre afatgjatë, Jesus.
Arsenali duket se është venë në gjueti për dyshen braziliane Gabriel Jesus dhe Raphinha.
Bisedimet me Manchester City për Jesus janë në fazën kritike dhe ka shpresë që palët të arrijnë një marrëveshje të shpejt për sulmuesin të cilin City e vlerëson rreth 50 milionë funte.
Përfaqësuesit e Jesus kanë ateruar në Angli dhe janë duke bërë presion që të arrihet një marrëveshje.
Arsenali tashmë ka transferuar në Londër të premten yllin portugez, 22 vjeçarin Fabio Vieira.
22 vjeçari ka arritur në Londër të premten dhe ka kryer testet mjekësore dhe formalitetet e tjera. Arsenal shpreson ta zyrtarizojë atë brenda 48 orëve.