Arrestohet trajneri i njohur i sportit në Greqi, u kërkonte nxënësve masazh teksa shihte porno në telefon

Komuniteti lokal i Kretës është tronditur nga arrestimi i një prej trajnerëve më të njohur të sporteve marciale në Greqi, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht nxënësit e tij, konkretisht shtatë djem dhe një vajzë.

Sipas informacioneve të cretapost.gr tetë nxënësit kanë shkuar në komisariatin e Lasithit ku janë ankuar se trajneri i tyre përveç se i ka ofenduar më fjalor të pisët , u ka kërkuar ta masazhojnë atë, teksa ky i fundit shikonte video porno në telefon.

Sipas nxënësve 46-vjeçari vishej vetëm me të brendshme kur kërkonte masazh, ndërkohë që shihte video pornografike në telefon.

Protothema.gr shkruan se ngacmimet seksuale të trajnerit ndaj nxënësve të tij kanë ndodhur disa herë në periudhën kohore 2014-2021.

Pas denoncimeve, efektivët e policisë kanë arrestuar 46-vjeçarin. Gjithashtu gjatë kontrollit të shtëpisë së trajnerit policët kanë gjetur një armë pa leje./abcnews.al/