Apasievit i pengon flamuri i NATO-s në Kuvend


Deputeti i Levicës, Dimitar Apasiev në fjalimin e tij në seancën parlamentare për interpelancën kundër kryeparlamentarit Talat Xhaferi ka shprehur haptas mllefin e tij kundër përdorimit të gjuhës shqipe në Kuvend, madje edhe përdorimit të flamurit të NATO-s.

Kjo nuk është hera e parë Apasievi të shpreh qëndrimet e tij anti NATO, anti vlerave të integrimit dhe orientimit properëndimor të vendit.