Një aksident tragjik është regjistruar pak më parë në Tiranë, ku si pasojë një person ka vdekur. Policia njofton se ka ndërruar jetë në spital njê 40-vjeçar, i cili është përplasur me një betoniere.
E.T 40 vjeç duke drejtuar motomjetin e tij është përplasur me një mjet (betoniere) me drejtues shtetasin A. H., 41 vjeç.
40-vjeçari u dërgua menjëherë në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.