Aktori i filmit “Goodfellas”, Ray Liotta, ka vdekur në gjumë në Republikën Domenikane në moshën 67-vjeçare.
Ylli amerikan ndodhej atje për të filmuar filmin “Dangerous Waters”, raporton BBC.
Ai ishte më i njohur për rolin e mafiozit Henry Hill në filmin gangster të Martin Scorsese të vitit 1990 “Goodfellas” dhe gjithashtu u shfaq në filmin “Field of Dreams”.
Liotta arriti kulmin duke luajtur rolin e ish-të dënuarit Ray Sinclair në komedinë e zezë të vitit 1986, “Something Wild”.
Ai u nominua për Golden Globe për atë rol dhe vazhdoi të luajë në filmin e vitit 1988 “Dominick and Eugene”, rreth marrëdhënieve të tensionuara midis binjakëve me karaktere shumë të ndryshëm.