Vdes fëmija 1-vjeçar pasi u përdhunua nga ushtarët rusë

Një ngjarje e rëndë është bërë publike së fundmi.

Bëhet me dije nga mediat e huaja se djalë 1-vjeçar ka vdekur nga plagët e marra pasi u përdhunua nga ushtarët rusë, pretendon Ukraina.

Ky pretendimi i rëndë vjen pasi mbi 60 raste përdhunimi janë raportuar në dy ditët e fundit, duke përfshirë 2 djem10-vjeçarë në Kharkiv.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha në një postim të djeshëm në Twitter: “Sot, në vetëm një orë, 10 raportime për përdhunime nga pushtuesit rusë, përfshirë 8 fëmijë, u morën nga fshatrat e sapoçliruara në rajonin e Kharkiv.

Rasti i 1-vjeçarit, i pakonfirmuar, është mbështetur nga një seri postimesh nga gazetarja ukrainase Iryna Matviyishyn, e cila e kishte përfshirë vogëlushin në listën e fëmijëve të dyshuar të përdhunuar nga ushtarët rusë.

Lista përfshinte gjithashtu pretendime se rusët përdhunuan vajza trenjake nëntë vjeçare në sy të nënës së tyre dhe përdhunimin e një vajze dyvjeçare nga dy ushtarë.

Akuzat i shtohen listës së gjatë të sulmeve të tmerrshme që forcat ruse kanë nisur në Ukrainë, shkruan The Sun.

Në fillim të këtij muaji, një grua dyshohet se u përdhunua dhe u vra nga ushtarët rusë në Bucha. Trupi i 22-vjeçares u zbulua i hedhur në një kopsht me plagë të shumta dhe me thonj të shkulur.